September 28, 2024
Maqedoni

Moti me vranësira dhe reshje shiu

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm, në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, lokalisht në formën e stuhive me erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 13 deri në 21, dhe ajo maksimale do të arrijë nga 26 deri në 32 gradë. Indeksi UV do të jetë 7.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i paqëndrueshëm me reshje shiu të rrëmbyeshëm, stuhi dhe erë të fortë, veçanërisht deri në mesditë. Temperatura minimale do të ulet në 19 ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 31 gradë Celsiusë.