Motër e vëlla nga Suhareka u ranë dyert e oborrit, djaloshi 8 vjeçar ndërroi jetë, motra në gjendje të rëndë
Një fëmijë i moshës tetëvjeçare ka vdekur pasi e kanë zënë dyert e oborrit, derisa motra e tij gjashtëvjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se tetëvjeçari ka vdekur në Spitalin e Prizrenit, ndërkaq gjashtëvjeçarja është dërguar në QKUK.
“Reth orës 15:20 është raportuar që në fshatin Vraniq të Suharekës, dy fëmijë njëri tetëvjeçar dhe njëra gjashtëvjeçare i kanë zënë dyert e oborrit. Ata janë dërguar në Emergjencën e Suharekës, por menjëherë janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku është konstatuar se 8-vjeçari ka vdekur. Ndërkaq, vajza është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në QKUK”, thuhet në konfirmim.