Mos u dorëzoni!…
SHKRUAN NEHAT JAHIU
Kjo është një porosi e imja. Është një amanet që dua të përcjelli tek ju fëmijtë e mi të dashur. Ju jeni pjesa e shpirtit tim dhe të nënës tuaj që nuk guxoni asnjëherë të dorëzoheni.Edhe pse unë po ua lë këtë amanet e di dhe aspak nuk dyshuaj në luhatjet tuaja.
Asnjëherë nuk mund të më bind askush se ju dorëzoheni nga parimet e prindërve tuaj. E di këtë se ju asnjëherë nuk keni shkuar andje nga fryen era. Andej nga është interesi, sepse nuk e keni traditë familjare.
Unë dhe nëna juaj nuk ju rritëm dhe nuk ju edukuam që ju të dorëzoheni para atyre që nuk kanë identitet kombëtar apo fetar.Ne e dimë se disa mbajnë në emrin e tyre se janë të kombit dhe fesë që i përkasim ne. Po një gjë mbani mend se ata nuk kanë shpirtrisht asgjë me kombin dhe fenë.
Ata janë njerëz që duan vetëm interesin e tyre.Ata / ato janë kombëtarisht dhe fetarisht fallco.Unë nuk nuk dyshojë asnjëherë se ju bija dhe bijtë e mi do të dorëzoheni para të pabesëve, të paftyrëve, maskarenjve.
Këtë e them , sepse këtë ju e treguat në vepër deri më tani.Ju nuk u dorëzuat asnjëherë. Ju nuk u mposhtët asnjëherë nga asnjë fortunë. Ju ndejtët stoikisht me idealin tuaj shumë të fortë që nuk ia shitët askujt për intereset tuaja personale.
Ne nuk deshëm asnjëherë të jetojmë në kurriz të dikujt. Nuk shkelëm asnjëherë djersën dhe gjakun e dikujt. Ne kurr nuk shitëm asnjëherë patriotizëm të rrejshëm.
Sa herë që u deshtë të japim ate që na takon të japim për komb e atdhe e dhamë. E dhamë me vepra e jo me fjalë. E dhamë me penë dhe me pushkë për të e mbrojtur qenien kombëtare , idealin dhe pragun e derës.
Unë e di se kur ishte për të treguar patriotizmin tuaj i dolët zot vendlindjes , atdheut dhe kombit në një moshë shumë të re. Atdhetarët tani të vetshpallur sot . Atëherë ikën nga vendlindja. U futën nëpër podrume. U futën në birën e miut dhe…
Edhe pas shumë vitesh kur ju ia dhuruat gjakun vendit tuaj nuk u dorëzuat asnjëherë para demagogve, hipokritve dhe… E kjo për mua dhe nënën tuaj është që ju nuk u dorëzuat, nuk u mposhtët kurr dhe na bëtë krenarë.
Ne sot së bashku me ju mbajmë krenarinë tonë dhe ecim ballëhapur.Edhe njëherë po e përsëris bija bijtë e mi. Mos u dorëzoni!
Unë këtë e di se dorëzimi i juaj do të jetëm vetë para Zotit dhe asnjëherë para maskarenjve të ndryshëm që pos interesit nuk kanë asgjë në shpirtin e tyre.