“Mos t’i harrojmë rrënjët tona”, Visar Ganiu në promovimin e monografisë “Mateçi gjatë historisë”
Në shtëpinë e Kulturës në fshatin Mateç të komunës së Likovës u mbajtë program promovues për monografinë e autorëve Naser Ramadani dhe Bajram Sulejmani “Mateçi gjatë historisë”.
Në mesin e disa persanaliteteve dhe mysafirëve të shumtë, i pranishëm qe edhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili është me origjinë nga ky fshat.
Në deklaratën e tij para të pranishmëve tha se ruajtja e historisë është një detyrë që na bashkon të gjithëve dhe se kjo monografi shërben si një urë lidhëse mes brezave.