Lajmet e rejaMaqedoni

Mjeku maqedonas: Maqedonia e para në Evropë për helmime me acid, rinia po ikë, pleqët po helmojnë veten (Video)

Mjeku Niko Beqarovski në TV24 ka deklaruar se në Maqedoni ka gjithnjë e më shumë raste të vetëhelmimit të të moshuarve, sepse ata janë lënë pa kujdes nga të rinjtë që shkojnë jashtë vendit.

– Kështu është edhe me ne. Në vendin tonë gjithnjë e më shumë ka helmime tek të moshuarit, fëmijët e të cilëve janë larguar dhe kanë mbetur vetëm”, ka thënë Beqarovski, transmeton Lideri.mk.

Sipas tij, për momentin në klinikë ka të moshuar që kanë marrë vendimin më radikal dhe kanë pirë acid apo “domestos” dhe që thjesht nuk jetojnë dot më sepse janë të vetmuar dhe fëmijët e tyre janë jashtë vendit. “Maqedonia është e para në Evropë për helmim me acid. Jemi në vendin e katërt në botë”, thotë drejtori i Klinikës së Toksikologjisë.

Sipas Beqarovskit, psikiatri mund të japë vetëm ilaçe kundër depresionit dhe kjo nuk zgjidh asgjë sepse këta janë individë të shëndetshëm psikologjikisht./Lideri.mk