May 4, 2024
Maqedoni

Mjeku Lirim Demiri shëroi me sukses djaloshin shtatëvjeçar nga Shkupi

Mjeku nga Tetova, Lirim Demiri, është një nga mjekët e shquar për kurimin e sëmundjeve të sistemit respirator. Gjatë kohë ka punuar në Klinikën e Shkupit, kurse viteve të fundit është i angazhuar në spitalin Acibadem Sistina.

Ai ka arritur shumë suksese gjatë karrierës, kurse suksesi i fundit është shërimi i shtatëvjeçarit nga Shkupi, i cili vite të tëra ka pasur probleme me frymëmarrjen.

Këtë storje sukses e ka shpërnda spitali Acibadem Sistina, kurse nëna e Vlladimirit të vogël ka falënderuar publikisht mjekun Demiri./lideri.mk

“Djali ynë shtatëvjeçar Vladimiri shpesh ngufatej duke fjetur, rregullisht kishte infeksione të rrugëve të sipërme respiratore me vështirësi në frymëmarrje, kështu që vazhdimisht vizitonim mjekët. Pas disa vitesh bredhje derë më derë, më në fund gjetëm zgjidhjen me ju dhe ekipin tuaj profesional dhe të përkushtuar. Falenderojmë nga zemra mjekun tonë më të mirë Lirim Demiri”, ka treguar nëna e Vladimirit, Jasmina.