Mjeku kumanovar zgjidhet nënkryetar i Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare
Dr.Ridvan Alili është zgjedhur nënkryetar i Shoqatës Stomatologjike Shqiptare.
Ridvan Alili nga Kumanova është dentist i specializuar në lëminë e Ortodoncisë (drejtimi i dhëmbëve).
Ai rrjedh nga një familje denistësh, pasi që babai i tij, Xhemaili është njëri nga dentistët e parë shqiptarë në rajonin e Kumanovës, njofton agjencia e lajmeve INA.
Dr. Ridvani njihen për humanizmin e tij dhe trajtimin e shkëlqyeshëm dhe professional të pacientëve. Për vite me radhë ai ka ndalur dhimbjet dhe ka dhuruar qindra e mijëra buzëqeshje, duke u kujdesur për shëndetin dentarë të kumanovarëve dhe qytetarëve tjerë që vijnë nga Presheva e Bujanoci.
Kuvendi zgjedhor i Sh.S.Sh-sëKuvendi u mbajt në amfiteatrin e Rektoratit të UT-së.
U verifikua mandati i kuvendarëve të zgjedhur paraprakisht nëpër degë.
U zgjodh Kryesia e re me në krye prof.dr. Sabetim Çerkezi ndërsa nënkryetarë u zgjodhën: dr.Ridvan Alili dhe Liridona Zeqiri, sekretar i përgjithshëm dr. Fadil Mehmedi kurse sekretar administrativ finansiar dr. Yllzana Durmishi.(INA)