May 7, 2024
MaqedoniRajon - Botë

Bërnabiq: Vizioni i Ballkanit të Hapur është vizion i Serbisë

Deri sa bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare po shënon ngecje, pas mbledhjes së anuluar të dy qeverive që duhej të mbahet në Gjakovë, po “lulëzojnë” marrëdhëniet mes Serbisë dhe Repubika Srpska edhe pse kjo e dyta nukështë shtet i pavarur.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, në hapjen e manifestimit “Ditët e Sërpskës në Serbi” ka folur për investimet e mëdha që ka bë Serbia në Republika Srpska, duke ia përshkruar meritat kryesore presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Duke folur për bashkëpunimin rajonal, Bërnabiç ka përmendur projektin e “Ballkanit të Hapur”, transmeton Zhurnal.

“Dëshira jonë është që të ndërtojmë rajon të lidhur më mirë me infrastrukturë me autostrada, magjistrale të shpejta, hekurudha modern dhe me vendosje të vendkalimeve bashkëkohore kufitare që do të mundësojnë transport më të shpejtë dhe më të lehtë të mallrave. Vizioni i Serbisë është vizioni i Ballkanit të Hapur ku nuk ka kufij për njerëzit, mallrat, kapitalin dhe shërbimeve”, ka thënë mes tjerash Bërnabiq.