Mjeku Kujtim Shabani gjendet pa shenja jete në bregdetin e Vlorës

Ka ndërruar jetë në moshën 50 vjeçare Përgjegjësi i Shërbimit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Korçës Kujtim Shabani.

Mësohet se vdekja e mjekut të njohur ka ardhur për shkak të një ataku kardiak teksa ishte me pushime së bashku me familjen e tij në Radhimë të Vlorës.

Mjeku Kujtim Shabani, njeriu human, i cili prej shumë vitesh ju ka shërbyer qytetarëve korçarë dhe jo vetë, me muaj me radhë ka trajtuar qindra qytetarë të juglindjes së vendit të infektuar me Covid-19./ABN