Mjaft më me improvizime le te bëhet diçka reale dhe konkrete në RMV
Ejup Berisha
Sistem i improvizuar politik, Parti të improvizuara politike, lider të improvizuar politik, politika të improvizuara. Parlament i improvizuar, D
deputet improvizues, Qeveri e improvizuar, Kryeminister, Z.v Kryeministra,Ministra dhe Z.v Ministra improvizues,
Sistem i improvizuar gjyqsor, zbatohet drejtësi selektive apo dënohet pafajsia e fajsia lehet në liri.Dëshmi disa dhjetra raste të montuara gjyqsore ku viktima janë shqiptar të pafajshëm.
Sistem arsimor me improvizime, nxënësit dhe studentët më të dobët llogariten si gjeni, ata të cilët mësojnë e studiojnë apo dinë shumë anashkalohen dhe bullizohen.
Kulturë e improvizuar, Sistem i improvizuar shendetsor, për tu shëruar qytetarëve u duhen shumë para, po si patën ata lirisht mund të vdesin.
Qytetar viktima të improvizimeve të përditshme. Dhe për fund Shtet i improvizuar kjo është Maqedonia e Veriut prej viteve 1991 e deri sot më 19 prill të vitit 2024. Një parti politike shqiptare improvizuese dje paska mbajtur mbledhje të improvizuar të Kuvendit të Republikës. Në
të pjesmarrësit improvizues kane zgjedhur Kryetar të Kuvendit dhe President Republike të improvizuar dhe i paskan votuar në mënyrë të njëjtë edhe ndryshimet kushtetuese. Athua vallë pse ky subjekt politik ka pasur nevojë që të improvizojë kur më shumë se njezetë vite është në pushtet. Apo vallë ajo këtë e kanë bërë pasiqë udhëheqësit e saj improvizues e kanë nuhatur humbjen në zgjedhjet e prillit dhe të majit të këtij viti dhe po duan të adaptohen për pozicionimin e ri në skenën politike apo për në opozitë. Humbja në to nuk do të jetë improvizim por do të jetë shumë e realtë. A mundet këtu në këtë shtetin tone të përfundojnë njëher e përgjithmonë improvizimet dhe përfundimisht të fillohet me gjëra dhe me procese të realta dhe konkrete politike e shoqërore.