Lajmet e reja

Mitsotakis: RMV-ja të respektojë Marrëveshjen e Prespës

Kryeministri grek, Kirjakos Mitsotakis, në një intervistë për revistën greke “Maqedonia” ka kërkuar nga Maqedonia e Veriut ta respektojë Marrëveshjen e Prespës.
Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut bëri zgjedhje jo legale dhe provokative, duke e shkelur tekstin zyrtarë të betimit të saj dhe e quan shtetin me emër tjetër nga ajo që është definuar me Kushtetutën e vendit fqinj. Sipas kësaj, nuk e ka shkelur vetëm Marrëveshjen e Prespës, por edhe Kushtetutën e vendit të saj, theksojnë kryeministri grek, duke e ftuar presidenten, Gordana Siljanovska Davkova, që të shmangë zgjedhje të këtilla joligjore dhe provokative, të cilat do të jenë kategorikisht të papranueshme. Mitsotakisi thekson se kursi evropian i Maqedonisë së Veriut varet nga respektimi i Marrëveshjes së Prespës.
Kryeministri grek me paralajmërim edhe për Shqipërinë, e cila sipas tij duhet të respektojë sundimin e ligjit. Ai e quan të paligjshëm procesin gjyqësor ndaj Fredi Belerit, i cili si kandidat për kryetar të Himarës u kap duke blerë vota dhe u dënua me dy vite heqje lirie.
Sa u përket raporteve me Turqinë, Mitsotakisi thotë se ka përmirësim të raporteve mes dy vendeve, por e theksoi kontestin në Egje dhe Mesdheun Lindor.