Maqedoni

Mitrevski: Shumica parlamentare do të rritet, Mickoski ka gënjyer qytetarët

Koordinatori i LSDM-së Jovan Mitrevski në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se qeveria do të ketë shumicë më të madhe parlamentare dhe se kjo do të publikohet nesër.

Ai tha se Mickoski për një periudhë të gjatë ka gënjyer qytetarët se ka shumicë të re prej 61 deputetësh, ndërsa për këtë disfatë ai nuk duhet të gjejë alibi.

Mitrevski tha se populli është i zhgënjyer nga Hristijan Mickoski dhe se ai duhet t’iu kërkojë falje qytetarëve për gënjeshtrat e thëna.

Ai tha se deputeti Kastriot Rexhepi nuk ka pasur presion nga ata siç ka thënë Mickoski, por ka ndodhur e kundërta, presioni ka qenë nga opozita dhe këtë do ta thotë së shpejti.

Mitrevski po ashtu tha se nuk ka kontakte me Rexhepin, por se duke e njohur si koleg deputet, beson se i përkrah integrimet evropiane të vendit.