Maqedoni

Miteva: Raporti i KE-së tregon se vendi po stagnon në të gjitha fushat

Raporti i Komisionit Evropian është i drejtë dhe është pasqyrim i realitetit dhe është raporti më i keq që deri tani e ka marrë Maqedonia. Kështu thotë zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së Marija Miteva. “Kjo nuk është një situatë që është thjesht një retorikë e zhveshur politike, por një fakt sepse morëm edhe deklarata nga ana e ish ministrave dhe funksionarëve nga radhët e LSDM-së, të cilët konfirmuan se në raportet paraprake nga vitet e kaluara, të cilat ne si parti politike i kemi kritikuar, kishte një pjesë që thuhej përparim i dobët, ose përpaim i caktuar, se në disa fusha ka ndoshta minimalisht, por të paktën theksohej si lëvizje e gjërave”, theksoi ajo. Miteva shtoi se në raportin e këtij viti ka dy fjalë kyçe, se nuk ka përparim për Maqedoninë dhe sheqtësim serioz nga ana e BE-së.