Misioni kombëtar i ASH-së: Me ASH-në kryeparlamentari shqiptar, me ASH-në Kryeministri shqiptar
Misioni kombëtarë i Aleancës për Shqiptarët vazhdon të jetë qëllimi i këtij grupacioni politik në Maqedoninë e Veriut, ku kjo parti për qëllime kombëtare dhe shtetërore nuk ka bërë kalkulime politike për nevoja ditore por ka mbështetur proceset madje duke u dëmtuar edhe politikisht si subjekt, shkruan Top24
Gjatë zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryetar i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Aleanca për Shqiptarët ka mbështetur me votat e saj zgjedhjen e Xheferit si kryeparlamentarë madje lideri saj Ziadin Sela mbrojti edhe me trupin e tij rënien e regjimit të Nikolla Gruevskit.
Tani në një moment tejet historik për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut sërish tetë deputetët e Aleancës për Shqiptarët do të votojnë Talat Xhaferin për kryeministrin e parë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.Top24