Opinion

Misioni fisnik e kombëtar i pa mposhtur i Ilire Dautit

Ilire Dauti lindi në fshatin Pallçisht i Poshtëm të komunës së Bogovinës. Ishte nxënëse e shkëlqyeshme e më vonë studente e dalluar në Universitetin e Tetovës ku i kreu studimet deri diplomike dhe postdiplomike. Është doktorante e shkencave të ekonomisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Dauti punoi si profesoreshë deri në momentin kur vendosi që me përkushtim ti qasej kauzës kombëtare për të qenë e zë i atyre që kurrë nuk i kishte dëgjuar askush, shkruan Top24

Në vitin 2020 ajo ishte kandidate për deputete e Aleancës për Shqiptarët nga ku mori edhe bekimin për të qenë një zë i atyre që u kishte munguar. Pas marrjes së këtij bekimi deputetja Dauti ishte preokupuar me vite me fatin e bashkëqytetarëve të cilët nuk kishin nënshtetësi edhe pse diasa nga to tani më i kishte thyer mosha në këtë shtet, ishin mplakur edhe fëmijët e përshkak të byrokracisë, tendencës së shtetit se ata ishin të pa dëshiruar. Ky fakt ishte i dhimbshëm dhe i papranueshëm për Ilire Dautin, kështu ajo së bashku me deputetët e ASH-së inicuan ndryshimet e ligjit për shtetësi ndërsa kjo ishte pak për deputeten Dauti, njofton Top24

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, duke ditur që ky shtet pavarsisht ligjit sërish do të krijonte ndërkëmbëza vetëm e vetëm që shqiptarët të mos fitojnë të drejtën për nënshtetësi, përveshi mangët dhe zbriti mes njerëzve që ju kishte premtuar e ju kishte dhënë besën se do të jetë zëri i vërtetë i çdo qytetari pavarsisht bindjes politike. Ajo takoi dhe komunikoi me qindra persona që nuk arinin të mermin nënshtetësi duke dëgjuar me kujdes dhe duke mbajtur shënime për secilin në veçanti. Me iniciativë të saj tashmë shumë persona fituan të drejtën e shtetësisë të cilët nuk kuresnin uratat për deputeten. Këtu nuk përfundon! Deputetja e ASH-së, Ilire Dauti po ashtu shumë herë ka vënë në pozitë të sikletshme minstrin Spasovski duke i kërkuar llogari në parlament për nënshtetësitë e shqiptarëve, duke numëruar një për një problematikat dhe duke kërkuar që kjo ministri të thjeshtësoj procedurat dhe të shërbej qytetarët.

Deputetja Ilire Dauti ka qenë shumë aktive edhe në shumë procese dhe ngjarje të rëndëdishme politike, ku si kordinatore e grupit parlamentar ka artikuluar zërin e qytetarëve shqiptarë në Kuvend. Një kontribut të madh ka dhënë edhe në sferën ekonomike, financave dhe energjetikë. Përmes amendamenteve për buxhetin, Dauti ka propozuar dhe mbrojtur zgjidhjen e problemeve në shumë vendbanime të shqiptarëve. Analizat e detajuara dhe profesionale të përgaditura nga deputetja Ilire Dauti dhe bashkëpunëtorët e saj, kanë zënë vend të rëndësishëm në debatin publik edhe në sferën e energjetikës, veçanërisht gjatë periudhës së krizës dhe kanë qenë faktori kryesor në parandalimin ose zbutjen e shtrenjtimeve që propozoheshin nga qeveria e kaluar. Dauti poashtu i ka prirë delegacioneve të ASh-së, por edhe të Kuvendit edhe gjatë vizitave të ndërsjella me komisione parlamentare dhe institucione të larta qeveritare të vendeve të rajonit dhe shteteve anëtare të BE-së, shkruan Top24

Misioni i fisëm kombëtarë i Ilire Dautit nuk ka përfunduar, ajo edhe më tej dhëmb për dhëmb me institucionet po vazhdon të mbroj e të ngrit zërin për çdo qytetarë që nuk ka nënshtetësi.