June 3, 2024
Maqedoni

Mirushe Bislimi Destani zgjidhet kryetare e Asamblesë së Gruas së ASH-së në Kumanovë(VIDEO)

Asambleja e Gruas në Aleancën për Shqiptarët, mbajti kuvendin e degës së Kumanovës, ku pas një pune të suksesshme, të konfirmuar edhe nga shumica absolute e kuvendareve të pranishme, Mirushe Bislimi Destani, u rizgjodh kryetare e degës. Punimet e Kuvendit i ndoqën edhe Sekretari Gjeneral i ASH-së, Krenar Lloga, Nënkryetari dhe deputeti i zonës, Elmi Aziri dhe Kryeyari i ASH-Kumanovë, Arsim Hasani.
Asambleja e Gruas në Aleancë për Shqiptarët mbetet shtëpia e vetme, që jep shpresë dhe mundësi për gruan dhe vajzën shqiptare.

 

00:00
07:36