Mirena i reagon Surroit: Qysh bre Beg Rizajn e krahason me Radojiçiqin?
Gazetari Ilir Mirena, i ka reaguar publicistit Veton Surroi i cili ka krahasuar “Grupin Kumanova”, me grupin terrorist i cili vrau policin Afrim Bunjaku.
“Organet e njësisë paraushtarake shqiptare etnike që sulmuan N.Maqedoninë (2015) u çmuan si heronj në Kosovë. Pjesëtarët e njësisë paraushtarake etnike serbe që sulmuan Kosovën (2023) u çmuan si heronj në Serbi.
” dyja gabim! Dy gabime nuk bëjnë një të drejtë!” – shkroi Surroi.
Mirena e ka pyetur Surroin, se si mund ta krahasoj Beg Rizajn, i cili u vra në Maqedoninë e Veriut, me Milan Radojiçiq
Postimi i plotë: Qysh bre Beg Rizajn e krahason me Milan Radojqiqin?
Çka eshte kjo tendence qe secilin krim e poshtersi te shtetit serb me kqyr gjithqysh me e balancu dhe barazu me ndonje veprim te shqiptareve!
E pa spjegueshme! Dhe ate e paska ba ne platformen X (tëitter), anglisht, me fascinu nje Zot e di se ke…”