Ministrja bullgare: Zjarri dhe jo rruga arsyeja kryesore e numrit të madh të viktimave
Ministrja për zhvillim rajonal në Bullgari, Violeta Komitova, ka deklaruar se pjesa mbrojtëse në të cilën ka goditur autobusi është e ndërtuar sipas standardeve që kanë qenë për vitin 2002. Ajo tha se megjithatë kjo nuk është arsyeja e aksidentit tragjik ku jetën e humbën 45 persona.
Ministrja dhe arkitektët menjëherë pas analizës kanë propozuar vendosjen e sinjalizimit të ndriqushëm në të gjitha vendet ku ka vende për pushim, të ndara me mburoja.
“Rruga ka një histori të gjatë. Për fat të keq viktimat nuk mund t’i kthejmë. Kjo është një katastrofë e pazakontë. Nëpër magjistralet kemi parë shumë katastrofa, kamionë të rrokullisur… por këtu kemi zjarr, i cili sipas meje është arsyeja e parë se përse ka aq numër të madh të viktimave, të cilin zjarr nuk e dimë se si është shkaktuar”, tha Komitov.