Maqedoni

Ministria e Financave rriti pagat e gjithë të punësuarve me 30 për qind

Ministria e Financave që nga 1 janari, siç mëson Alsat, ka rritur pagat e të gjithë të punësuarve në këtë dikaster për 30% ne mënyrë lineare. Këtë e konfirmoi edhe ministri Fatmir Besimi, i cili u arsyetua se këtë ja lejoi ligji për nëpunës publik dhe të njëjtën e bëri sepse të punësuarit po braktisin vendin e tyre te punës. Por, ai nuk dha një sqarim se perse nuk do të ndiqet ky trend edhe në institucionet tjera të administratës publike.