Ekonomi

Ministria e Ekonomisë uron 28 gushtin – Ditën e minatorëve

Me rastin e 28 Gushtit – Ditës së Minatorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ministria e Ekonomisë ua uron festën të gjithë minatorëve.
Minierat janë një nga degët themelore për zhvillimin e industrisë në një vend, dhe Maqedonia e Veriut, në krahasim me madhësinë e saj gjeografike, ka një pasuri të madhe dhe të paçmueshme të burimeve minerale. Njëkohësisht, ky sektor i rëndësishëm ekonomik, si dhe bashkëpunëtorët që i shërbejnë këtij kompleksi, në vendin tonë, kanë mbi 10.000 punonjës.

Prandaj, është veçanërisht e rëndësishme për ne që të zhvillojmë këtë degë në mënyrë që të sigurojmë rritje ekonomike për vendin, por gjithashtu të kemi një ndikim perspektiv në çdo segment të shoqërisë.

Në këtë drejtim, Ministria e Ekonomisë përgatiti ndryshimet në Ligjin për Burimet Minerale të cilat i dorëzoi për miratim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të minierave, mbrojtjes së mjedisit dhe sigurisë në punë. Gjithashtu janë filluar aktivitete përgatitore për përgatitjen e një Strategjie shumëvjeçare për kërkim gjeologjik, shfrytëzimin dhe eksploatimin e qëndrueshëm të burimeve minerale dhe rinovimin e normave teknike që zbatohen në zona të caktuara gjatë kryerjes së punimeve të minerave.

Me këto aktivitete, angazhimi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Qeverisë është të sigurojë miniera të qëndrueshme, duke përdorur teknikat më të mira dhe më moderne në këtë industri, dhe të minimizohet ndikimi në mjedis dhe shëndetin e njerëzve.

Këtë vit, festimi tradicional i Ditës së Minatorëve nën organizim të Ministrisë së Ekonomisë nuk do të zhvillohet për shkak të virusit Covid 19. Ministria e Ekonomisë i uron shëndet, paqe dhe prosperitet të gjithë minatorëve.