Maqedoni

Ministria e Drejtësisë: Falje mund ketë vetëm nëse është sjellë një vendim gjyqësor i formës së prerë

Me Ligjin e ri për falje që është propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe është shqyrtuar dhe miratuar në seancë të Qeverisë, Presidenti i shtetit mund të falë vetëm për dënim, e jo për ndjekje penale të personave të caktuar.

Gjatë hartimit të ligjit janë shqyrtuar disa përvoja krahasuese, siç janë zgjidhjet që përmbajnë sistemet juridike në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe atyre shteteve me të cilat kemi sisteme të ngjashme juridike.
Arsyet për miratimin e Ligjit për falje rrjedhin nga mangësitë dhe zbrazëtirat ligjore në ligjin ekzistues që janë konstatuar në zbatimin e tij praktik, si dhe nga nevoja për normatim më të saktë të çështjeve të caktuara të rregulluara me Propozim.

E rëndësishme është që në të ka afate të sakta dhe deri në fund precizohen kompetencat e të gjithë palëve të përfshira në proces. Veç tjerash bëhet edhe harmonizimi terminologjik i emrave dhe termeve të veçanta. Gjegjësisht, ky Projektligj për falje rregullon konceptin dhe llojet e faljes, efektin e faljes, personat e autorizuar për të paraqitur kërkesë për falje, si dhe procedurën dhe aktet e organeve kompetente lidhur me faljen.

Gjithashtu përpunohet edhe procedura për faljen, ku vendimtare janë edhe dispozitat për përgjegjësinë e personave që veprojnë në lëndët, si edhe të eprorëve të tyre” – thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.