May 10, 2024
Maqedoni

Ministria e bujqësisë më afër blegtorëve, Abedini vizitoi qumshtoren “HIT 73”

Vazhdojmë me vizitat në teren, sot ishim në vizitë të qumështores “HIT 73”, kompani e themeluar nga vëllezërit Sadri dhe Azem Hajdari kompani që është prezente në tregun tonë për 20 vjet, duke kënaqur kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve të saj, njoftoi zv/ministri i bujqësisë, Abdylshyqyr Abedini.

Produktet e qumështores HIT 73 vitet e fundit janë përfaqësuar në tregjet e rajonit. Është e specializuar në përpunimin dhe prodhimin e qumështit dhe produkteve të qumështit dhe llogaritet si një nga objektet më të mëdha të prodhimit dhe përpunimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi për programin IPARD 3 dhe mënyren se si të jenë shfrytëzues të mjetevë të ndara nga BE-ja. Maqedonia është bërë lider në përdorimin e mjeteve nga BE-ja (IPARD).

Ne vazhdojmë të krijojmë kushte për përparimin e kompanive tona, për modernizimin e proceseve, për rritjen e produktivitetit dhe konkurrencës, të gjitha me qëllim të zhvillimit të ekonomisë së vendit tonë”, deklaroi Abedini pas takimit.