Maqedoni

Ministri Sali priti ambasadorin britanik Loson

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka zhvilluar takim konstruktiv me Metju Loson, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Me këtë rast diskutuam çështje aktuale nga rajoni dhe bota, të shkaktuara nga pandemia COVID-19, si dhe për gjendjen aktuale në sistemin shëndetësor të Maqedonisë, por edhe për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë”, njoftoi ministri Sali.