Ministri Sali mbanë mbledhje për të zgjeruar kapacitetet e Qendrës Klinike në Tetovë
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali sot realizoi takim me drejtorin e Qendrës Klinike të Tetovës, Amir Elezin, drejtorin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor Faton Ahmeti si dhe drejtorin ekonomik të Qendrës Klinike të Tetovës, Armend Fazliu.
Si temë e këtij takimi i shte gjendja e Qendrës Klinike të Tetovës dhe mundësia për ta zgjeruar të njejtën. Gjithashtu është biseduar për zgjerimin e ekipit mjekësor me qëllim që të përmbushen kërkesat shëndetësore të banorëve të Tetovës dhe më gjerë.
“Tetova dhe, në përgjithësi, rajoni i Pollogut meritojnë një qendër klinike dinjitoze që i përmbush të gjitha standardet bashkëkohore shëndetësore”, shprehet ministri Bekim Sali.