October 9, 2024
Sport

Ministri Ristoski dhe zv/ministrja Shaini pritën në takim djaloshin e artë nga Likova, Gilman Junuzi

Ministri për Rini dhe Sport, Borki Ristoski dhe zv/ministrja Safije Sadiki-Shaini pranuan sot sportistin e ri nga Likova, Gilman Junuzi, i cili po shkëlqen me rezultatet e tij në atletikë.

Ata i kanë premtuar përkrahje të parezervë Gilmanit, shkruan portali Lideri.mk, me qëllim të arritjeve të rezultateve edhe më të mira në të ardhmen.

“Gilman Junuzi është atleti shqiptarë nga Komuna e Likovës i cili ka marr pjesë në shumë gara ndërkombëtare dhe nacionale ku ka fituar medalje të arta. Medalja e fundit e artë e Gilmanit ishte ajo në Maratonën e Shkupit, 5 km!
Ai sot ishte në zyrat tona. Gilmanit i uruam sukses duke e marr shembullin e tij si frymëzim për gjeneratat e reja”, ka njoftuar zv/mijistrja Sadiki-Shahini pas takimit.

Edhe atleti Gilman Junuzi është shprehu i kënaqur nga takimi, duke premtuar rezultate edhe më të mira, si rezultat i përkrahjes që do të marë nga Ministria./Lideri