Ministri Perinski ka përkrahjen e Mickoskit për kryetar në Qytetin e Shkupit
Kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe Komiteti Ekzekutiv nuk heqin dorë nga e drejta e tyre statutore për të propozuar emrat e tyre për kandidatë për kryetarë komunash, për të cilët do të bëhet anketë në mesin e anëtarëve në pritje të zgjedhjeve lokale, raporton Tv Telma.
Brenda partisë mbizotëron mendimi se favorit i saj për kryetar të Shkupit është ministri aktual i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, i cili nuk i fsheh ambiciet për këtë pozitë, transmeton portali Lideri.mk. Ai mbrëmë në një intervistë televizive tha se “e dëshiron sepse ka shumë vizione për kryeqytetin” dhe personalisht beson se propozimi që Mickoski do t’i bëjë organeve ekzekutive do të jetë kryetari i ardhshëm i Shkupit./Lideri