Ministri Murtezani në Kiev takoi edhe Muftiun e Ukrainës
Gjatë vizitës në Ukrainë, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka takuar edhe Muftiun e Ukrainës, Akhmed Tamim.
“Sot pata nderin të takoj myftiun e Ukrainës, prof. Akhmed Tamim, gjatë vizitës sime në Kiev. Biseduam mbi rolin e fesë dhe bashkëpunimin ndërfetar në kohë sfidash, duke u fokusuar tek rëndësia e solidaritetit dhe mirëkuptimit midis popujve.
Ky takim i frymëzuar na ndihmon të kuptojmë më mirë vlerat universale që na bashkojnë”, ka shkruar Murtezani ps takimit./Lideri