September 28, 2024
Maqedoni

Ministri Lloga takoi Irfan Vlashin, bashkëveprimtar i gjyshit të tij Sejdin Lloga

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka pritur sot në kabinetin e tij një mysafir të posaçëm, i cili i ka bë një dhuratë të posaçme.
Bëhet fjalë për veprimtarin e çështjes kombëtare, Irfan Vlashi, i cili ka qenë shok ideali me gjyshin e ministrit Lloga, Sejdin Llogën, shkruan Lideri.mk.

“Daj’Fon një zemër e madhe” një libër me dedikim që përshkruan vuajtjet, përpjekjet dhe sakrificën e tij dhe veprimtarëve të tjerë në çështjen kombëtare.
Takimet me daj’Fonin (Irfan Vlashi) janë gjithëmonë takime që na zhysin në të kaluarën e afërt, mes mallëngjimit e krenarise, mes kujtimeve për shokun e tij të idealit dhe njëkohësisht gjyshit tim Sejdin Lloga”, ka shkruar me këtë rast ministri Lloga në postimin emocional për mysafirin dhe dhuratën e posaçme./Lideri