May 15, 2024
Kosovë

Ministri kosovar i mbrojtjes uron Erdoganin: Do të vazhdojmë bashkëpunimin në fushën ushtarake

Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (YTS) në Republikën e Turqisë, Partia Drejtësi dhe Zhvillim me kandidat Presidentin Recep Tayyip Erdogan ka fituar zgjedhjet presidenciale, prandaj përgëzoj Presidentin Erdogan dhe uroj që të përmbush premtimin e tij për luftimin e inflacionit ekonomik si dhe rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit me pasoja katastrofale që u përballen në shkurt të këtij viti.

Si dy shtete aleate do të vazhdojmë bashkëpunimin në fushën ushtarake, gjithmonë në mbrojtje te paqes dhe stabilitetit të gjithmbarshëm.