Ministri i ri i Arsimit, me studime pas diplomike të përfunduara në universitetin e famshëm të Ramiz Merkos
Me datë 16 Janar të vitit 2022 me 62 vota pro dhe 46 kundër, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut zgjodhi Qeverinë e re që do të drejtohet nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Votimit i parapriu një debat dyditor që përfundoi të dielën para mesnate, shkruan InfoShqip.
Qeveria e re numëron 21 anëtarë, 17 ministra dhe katër zëvendëskryeministra. Lidhja Social Demokrate ka 12 anëtarë, gjashtë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe tre partia Alternativa. Njëmbëdhjetë anëtarë të Qeverisë janë maqedonas, ndërsa dhjetë shqiptarë.
Pasi Alternativa mori udheqjen e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë e cila udhëhiqej nga Jeton Shaqiri kuadër nga radhët e BDI, në opinion u përfol gjatë kohë se si kompenzim BDI do merte ose Ministrinë e Bujqësisë ose Ministrinë e Arsimit dhe kështu pas votimit të qeverisë, Jeton Shaqiri kaloi nga MSHIA tek Ministria e Arsimit.
Ajo që rra në sy tek ministri i ri i arsimit është shkollimi i tij, pasi studimet pasdiplomike i ka përfunduar tek universiteti i Ramiz Merkos, universitet që njihet për skandale të shumta, i cili ka pasur programe të pa-akredituara dhe në shumë raste ky universitet në opinion është cilësuar edhe si universiteti ku janë bërë me diploma shumica zyrtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri në vitin akademik 2005/2006 regjistrohet në Fakultetin ekonomik pranë Universitetit shtetëror të Tetovës – Shkup, ku edhe diplomohet në vitin 2008-të. Në vitin akademik 2008/2009 regjistrohet në studimet pasdiplomike në Fakultetin ekonomik pranë Universitetit të Strugës, ku në vitin 2010-të, me mbrojtjen e tezës së magjistraturës arrin nivelin shkencor – Magjistër i Shkencave Ekonomike. /InfoShqip.com