September 16, 2024
Rajon - Botë

Ministri i Netanjahut kërkon masa ndaj gazetës Haaretz, e cila raportoi se ushtria izraelite vrau njerëzit e vet në festival

Ministri izraelit i komunikimit ka propozuar veprim kundër gazetës Haaretz, disa ditë pasi e përditshmja në gjuhën hebraike dhe angleze raportoi se një helikopter ushtarak izraelit hapi zjarr ndaj pjesëmarrësve të festivalit gjatë sulmit të Hamasit në festivalin e muzikës Nova, më 7 tetor.

Shlomo Karhi në një deklaratë tha të enjten se ai i propozoi Qeverisë të ndërpresë publikimin e reklamave dhe njoftimeve qeveritare dhe të anulojë të gjitha abonimet e punonjësve shtetërorë në Haaretz – përfshirë ato nga anëtarët e ushtrisë, policisë, shërbimit të burgjeve, ministrive qeveritare dhe kompanive qeveritare.

Karhi tha se gazeta “miraton një linjë sulmuese që minon qëllimet e luftës dhe dobëson përpjekjet tona ushtarake dhe qëndrueshmërinë sociale”.

Karhi tha se gazeta “miraton një linjë sulmuese që minon qëllimet e luftës dhe dobëson përpjekjet tona ushtarake dhe qëndrueshmërinë sociale”.
“Ndalimi i blerjes së shërbimeve nga Haaretz nga agjencitë qeveritare do të zvogëlojë dëmin e rëndë që ndjejnë qytetarët izraelitë jo vetëm nga botimet në gazetë, por edhe nga fakti se ata janë të detyruar të paguajnë për të me paratë e taksave”, tha ai.

Ministri izraelit e quajti gazetën “një zëdhënëse e armiqëve të Izraelit”.

Ai akuzoi Haaretzin se bën “propagandë në shërbim të armikut, duke paraqitur narrativën e armiqve , duke përhapur gënjeshtra, duke përdorur terma kundër sionizmit dhe armiqësor ndaj Izraelit dhe duke justifikuar armikun”.

Botuesi i Haaretz, Amos Schocken iu përgjigj propozimit të Karhi, duke thënë: “Nëse qeveria dëshiron të mbyllë Haaretz, është koha për të lexuar Haaretz”.