Maqedoni

Ministri i Jashtëm jep detaje për Forumin e Dialogut të Prespës

Struga do të jetë nikoqire e edicionit të tretë të Forumit të Dialogut të Prespës, i cili do të mbahet më 15 dhe 16 qershor dhe përkon me pesëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.

Në forumin e sivjetshëm do të diskutojnë se sa është e mundur që ky mision të përmbushet deri në fund të kësaj dekade ose një familje e gjerë evropiane deri në vitin 2023. Kështu deklaroi  në një konferencë për media ministri i Jashtëm,  Bujar Osmani.

BUJAR OSMANI,MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Me zgjedhjen e Strugës këtë vit, ne e njohim historinë e pasur të qytetit të shkëmbimeve kulturore dhe akoma më shumë ia shtojmë Ohrit dhe  Strugën si dy qytete që nuk janë vetëm simbole të Liqenit të Ohrit, por edhe vende që frymëzojnë dialog të hapur dhe diskutime produktive”

Osmani shpalli një listë të gjerë të të ftuarve nga të cilët pret biseda produktive dhe mesazhe serioze të destinuara kryesisht për rajonin në një kontekst të gjerë evropian.

BUJAR OSMANI,MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Presidentë të shteteve dhe qeverive janë konfirmuar si të ftuar, përfshirë presidentin e ri të Malit të Zi, presidentin e Kroacisë, Shqipërisë, kryeministrat e rajonit, ministra të Punëve të Jashtme dhe Evropës të Kroacisë, Irlandës, Republikës Çeke, përfaqësues ndërkombëtarë, mes të cilëve zëvendës sekretarët e përgjithshëm të OKB-së dhe OSBE-së,  përfaqësues të lartë të organizatave të shumta, janë planifikuar edhe paraqitje me video-link,  për sekretarin e përgjithshëm të NATO-s dhe presidentin e BE-së”.

Ndërkaq, Osmani paralajmëroi një sërë rezoluta në vendet e BE-së për konfirmimin e gjuhës dhe identitetit maqedonase. Sipas tij, me rezolutën që Bundestagu gjerman do të miratojë të enjten, do të fillojnë një sërë rezoluta të tilla në vendet anëtare të BE-së, të cilat siç thotë ai, do të riafirmojnë veçantinë e gjuhës maqedonase dhe identitetin kombëtar maqedonas.