May 4, 2024
Maqedoni

Ministri Hoxha viziton zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU dhe AUV

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, së bashku me kryetaren e komunës së Manastirit Natasha Petrovska dhe drejtorin e AUV-së, Nikollçe Babovski, kanë vizituar zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU-së dhe AUV-së, informon Zhurnal.

Këto zyra janë rinovuar dhe janë zgjeruar hapësirat e tyre. Zgjerimi i hapësirave është shumë i rëndësishëm në këtë kohe pandemie.

Sipas asaj që njofton ministri Hoxha, këto zyra janë të pajisura me inventar të ri dhe me pajisje IT.