Ministri Çupi vizitoi galerinë dhe kishëzën në Shtëpinë e Nënës Terezë
Sot, ministri për diasporë Xhemail Çupi ishte në vizitë jooficiale në galerinë dhe në kishëzën (faltoren) në Shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë.
“Gjatë vizitës ai realizoi takim të rëndësishëm me drejtorin e institucionit z. Naser Curri, ku diskutuan për ide, plane dhe për projekte të ardhshme si dhe për bashkëpunim të ndërsjelltë”, njoftuan nga drejtoria e Shtëpisë Memoriale.