Maqedoni

Ministri Çupi uron Lazim Destanin: Para 50 viteve mori rrugën e gurbetit, sot na solli investim 130 milionë euro

Investim kapital i diasporës!

„Si sot para 50 viteve mora rrugën e mërgimit për në Gjermani dhe sot jam shumë i lumtur që po sjelli një investim nga Gjermania këtu“ – u shpreh me emocione të thella filantropisti dhe biznismeni shqiptar z. Lazim Destani.
Sot në Tetovë, në një atmosferë solemne, u bë inagurimi dhe nënshkrimi i marrëveshjës ndërmjet kompanisë gjermane për prodhimin e autombjetëve elektrike Next.e.GO Mobile me përfaqësuesin e Qeverisë për zonën e lirë ekonomike në Tetovë.
Investime të tilla kapitale nga diaspora janë gjithmonë të mirëseardhuara në vendin tonë sepse ato japin mundësi pune për qytetarët, zhvillim ekonomik të vendit dhe kthejnë shpresën te rinia jonë.

Xhemail Çupi, Ministër i Diasporës në Qeverinë e Maqedonisë