Maqedoni

Ministri Aliti u takua me drejtoreshën e ReSPA

Ministri për Shoqëri Informatike, Admir Haliti, u takua sot me drejtoreshën e ReSPA, Maja Hanxhiska Trendafilova.

ReSPA është organizatë ndërkombëtare e krijuar me iniciativën e Bashkimit Evropian si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Baza e punës së saj është nxitja dhe përforcimi i bashkëpunimit regjional midis vendeve-anëtare në sferën e administratës publike, menaxhimit me resurse njerëzore si dhe reformës së institucioneve shtetërore.

“Biseduam për aktivitetet e tanishme dhe të ardhshme të MSHIA në raport me reformimin e administratës publike dhe digjitalizimit si dhe proceset tjera reformuese në rrugën për në BE.
Në takim konstatova se proceset reformuese janë duke vazhduar në rrugën e vërtetë, ku u përmend përkrahja e fuqishme e ReSPA që po jepet në këtë proces tani dhe në të ardhmen”, tha Aliti pas takimit.