May 11, 2024
Maqedoni

Kush duhet të jetë në burg për 27 Prillin, Agim Nuhiu apo Feta Halimi? (VIDEO)

vjet nga terrori në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, e enjtja e përgjakshme e 27 prillit të vitit 2017. Partitë pulitke dhe protagonistët të cilët u gjetën përballë turmës së dhunshme atë natë, kujtojnë momentet e terrorit fizik dhe psikologjik ndaj deputetëve të shumicë së re parlamentare. Aleanca për Shqiptarët, lideri i të cilës ishte sulmuar fizikisht dhe ishte lënë për të vdekur sot para Kuvendit shpalosi fotografitë e atyre që sipas saj janë autorët e vërtetë të 27 prillit. Ata thanë se më 27 prill ra regjimi i Nikolla Gruevskit por jo edhe i Ali Ahmetit.

“Fatkeqësisht edhe sot LSDM-ja bashkë me BDI-në me gjysmën e atij regjimi krijuan një regjim të ri hibrid, një Qeveri të pa shpresë dhe dëshpëruese, amnistuan organizatorët dhe ekzekutorët e 27 prillit, burgosën pafajësish Feta Alimin dhe vazhduan me krimin dhe korrupsionin”, deklaroi Naim Bajrami, Aleanca për Shqiptarët duke parashtruar poashtu dilemën se pse asnjëherë nuk u mor në pyetje ministri i brendshëm asokohe, Agim Nuhiu, i cili nuk beri sa duhet për parandalimin e incidentit.
“E vetmja gjë që e ka bë me sukses Nuhiu është selfi me Oliver Spasovskin”, tha Bajrami.

Video në këtë Link.