Maqedoni

Ministri Admirim Aliti u takua me drejtoreshën e kompanisë më të fuqishme në Evropë, Deutsche Telekom

Rritja e shpejtësisë së komunikimit do të thotë shtim i shkëmbimeve dhe lehtësim i biznesit dhe mundësi për internacionalizim të start up-eve vendase është konstatuar në takimin e sotëm mes ministrit për shoqeri informatike, Admirim Aliti dhe Dominique Leroy, Drejtoreshe Gjenerale në Deutsche Telekom AG për Europën, që është ndër kompanitë mē të fuqishme në Evropë.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha sot me Drejtoreshen Gjenerale të Deutsche Telekom AG për Europën, zonjën Dominique Leroy.

Diskutuam hapësirat e mëdha të pashfrytëzuara për transformimin digjital të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Haliti pas takimit.

Ai i ka shprehur drejtoreshës Leroy vlerësimin se investimet e Deutsche Telekom në Maqedoninë e Veriut janë një votë besimi për vendin tonë dhe për politikat tona për digjitalizimin dhe konektivitetin.
“U pajtuam se shpejtësia e komunikimit dhe mundësitë e shumëfishuara për t’u ndërlidhur përmirësojnë klimën e biznesit dhe investimeve, dhe krijojnë vende pune. Falemnderova për gatishmërinë e Deutsche Telekom për të ndihmuar qeverinë me këshilla për çdo projekt që çon përpara transformimin digjital.

Masa e suksesit tonë të përditshëm do të jetë lehtësimi i jetës së qytetarëve në çdo marrëdhënie me administratën publike”, tha Haliti pas këtij takimi më të rëndësishëm të tij që ka realizuar pas marrjes së postit ministror.