Maqedoni

Milloshoski: Nëse VMRO hyn në qeveri do të publikojë marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve

Deputeti dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski thotë se për pjesëmarrjen e partisë së tij në një koalicion të mundshëm të gjerë qeveritar, qëllimi do të jetë lufta kundër korrupsionit.
“Nëse do të ndodhte një lëvizje e tillë, një projeksion i një qeverie më të gjerë, VMRO nuk e ka ndërmend të jetë një plotësues. Nëse hyn në një qeveri të tillë, synimi është të luftosh korrupsionin dhe krimin.

Nëse në një qeveri të tillë është VMRO-DPMNE, do të publikohet marrëveshja me “Bechtel dhe Enka”, p.sh. është e palogjikshme që një parti opozitare të hyjë në një qeveri të tillë dhe të mos luftojë korrupsionin dhe krimin.

Mendoj se Kovaçevski më mirë të heqë dorë nga “Pixel Group”, për punët e tij kujdeset BDI dhe për këtë nuk ka ndërmend të heqë dorë nga BDI”, ka theksuar Milloshoski