Millosheviqi kapitulloi në Kumanovë, Vuçiqi kapitulloi në Ohër!
Editorial
Pas Kumanovës, Ohri është qyteti i dytë që po bëhet pjesë e historisë më të re të shtetndërtimit të Kosovës.
Marrëveshja historike e arritur mbrëmë ka karakter historik, gati si ajo e Kumanovës në vitin 1999. Me njohjen de facto nga Serbia, Kosova tani mundet më seriozisht t’i qaset shtetëndërtimit të brendshëm dhe të arrijë synimet në rrugën drejt caqeve që i hapen me këtë marrëveshje: anëtarësim në NATO, në Bashkimin Evropian dhe në Kombet e Bashkuara. Ky proces më nuk varet nga Serbia, por nga vetë kosovarët.
Kjo marrëveshje defaktorizon tëtësisht Serbinë në Ballkan. Serbia dhe serbët tani duhet të meren me vetveten. Ata një shekull e gjysëm janë mësuar të kontrollojnë të tjerët, të përzihen në punët e tjerëve, gjë që ua kanë mundësuar rrethanat historike dhe koketimi i dyanshëm- edhe me perëndimin edhe me Rusinë.
Tani më nuk do ta kenë atë luks. Tani serbët e Beogradit duhet të përballen me serbët e Novi Sadit, serbët e Nishit me ato të Kragujevcit, serbët e Banja Llukës me ata të Kurshevacit…
Do të jetë ky një proces i vështirë për një popull që vuaj nga kompleksi i megalomanisë
duke filluar nga presidenti e kryeministri, e deri tek portiri e pastruesi. Nëse megalomaninë e tyre serbët kanë arritur në të kaluarën tua shesin popujve tjerë, tek të cilët kanë pasur ndikim dhe kontroll, tani do ta kenë vështirë t’ia shesin njëri tjetrit (vetvetes).
Frika për t’u ballafaquar me veteveten i ka motivuar politikanët serbë që vazhdimisht të krijojnë probleme me të tjerët.
Ata vazhdimisht kanë dashur ta shtyjnë sa më tepër që është e mundshme ballafaqimin me vetveten, pikërisht duke e ditur se janë popull megaloman që duhet tani të “vegjetojnë” brenda një territori mjaft të vogël, në krahasim me territoret që kanë kontrolluar më herët (mbretërinë dhe federatën jugosllave).
Ky proces do ta dobësojë edhe më tej Serbinë, duke e bë shtet që nuk do të ketë kapacitet të realizojë as ato kompetenca të vogla (varësisht prej interpretimit”, që ia jep Marrëveshja e mbrëmshme e Ohrit.
Marrëveshja e Dytë Ohrit ka peshë të veçantë sepse për herë të parë arrihet marrëveshje për Kosovën ku Rusia nuk është aspak e involvuar. Nuk duhet ndonjë sqarim më i gjerë për të dëshmuar se çfarë peshe ka kjo.
Prandaj, tani e tutje lirisht mund ta shpallim të vdekur ndikimin e Rusisë në Ballkan.
Kjo marrëveshje, mbyll deri në minimum edhe rrugët për shtrirje të ndikimit të dy partnerëve të Putinit- Kinës, por dhe Turqisë (çuditërisht të afruar deri në ekstrem vitet e fundit me Rusinë, Serbinë dhe Republika Srpskan) në Ballkan, dukuri që shumë zyrtarë dhe analistë Perëndimorë e kanë theksuar të rrezikshme.