BallinaMaqedoni

Milaim Zeka kritikon VLEN-in për Stoilkoviqin

“Kosova dhe Metohia”, kështu e ka quajtur, Republikën e Kosovës, zëvendëskryeministri serb i vendit, Ivan Stoikoviq.

Ky tekst me atë mbishkrim vazhdon të jetë publik në ueb faqen e Ministrisë që drejtohet nga Stoilkoviq.

Për ish deputetin dhe gazetarin nga Kosova, Milaim Zeka, ky është skandal diplomatik dhe Qeveritarët shqiptar në Maqedoninë e Veriut duhet të kërkojnë menjëherë shkarkimin e tij, nëse kjo nuk ndodh, duhet edhe të dalin nga Qeveria.

“Në kushte normale, pozita e cila është në koalicion me Qeverinë Maqedonase është dashur të del me kërkesë urgjente, ose me dhënë dorëheqje ky ministër ose me u prish Qeveria. Por një gjë të tillë nuk e bëjnë shqiptarët.” – tha Zeka.

Për Milaim Zekën, fajtor kryesorë për lëshimet që janë bërë në Maqedoninë e Veriut, lidhur me flamurin, gjuhën dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me shqiptarët, janë klasa politike shqiptare.

“Shqiptari sit ë hypë në kolltukun e pushtetit e harron me nënë, me babë, me gjuhë shqipe, me flamur me çdo gjë. D.m.th. interesi personal i politikanëve shqiptar në Ballkan në raport me Beogradin me Maqedonët dhe në raport me Malin e Zi është ekstrem i madh dhe ata duke i ditë këto apetite të politikanëve shqiptarë, edhe luajnë me gjuhën, kombin dhe flamurin” – tha Milaim Zeka.

Thotë se me ardhjen e Qeverisë së re në RMV, është ringjallur, fryma shoviniste dhe nacionaliste.

“Prej formimit të qeverisë së re si duket ai far shovinizmi dhe nacionalizmi urrejtja e klasës politike të Maqedonisë në raport me shqiptarët sikur është ri-zgjuar. Ata tallen me gjuhën shqipe që minimalisht në bazë të shkencës është dy mijë vite e vjetër. Ndërkohë që nuk ekziston gjuha maqedonase, nuk ka gjuhë maqedone, ai është dialekt i Bullgarishtes” – tha Milaim Zeka.

Ky nuk është qëndrim dhe rast i izoluar, kujtojmë se zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq është mbështetës i kahmotshëm i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Stoilkoviq nuk morri pjesë edhe në mbledhjen e përbashkët ndër-qeveritare Kosovë – Maqedoni e Veriut.