BallinaIntervistëMaqedoni

Miku i madh i shqiptarëve Stipe Mesiq flet ekskluzivisht për portalin Lideri: Nuk ndryshojnë kufijtë e Kosovës

Foto:
Majtas: Stjepan Mesiq, ish president i Kroacisë
Djathtas: Qerim Bajrami, gazetar

Ish presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq, e kemi takuar në shumë raste, por kësaj radhe, mikun e dëshmuar të shqiptarëve, e takuam në Sarajevë. Ai me kënaqësi pranoi të zhvillojmë një intervistë, sapo e kuptoi që Lideri.mk është portali më i popullarizuar në gjuhën shqipe tek ne dhe që gazetari ynë Qerim Bajrami, ka qenë i dënuar dhe i persekutuar në kohën e monizmit jugosllav, njësoj sikurse ka qenë edhe vetë ish presidenti Mesiq. Prandaj, përveç intervistës që zhvilluam si ekip, ky ishte edhe rast i mirë që Mesiq dhe Bajrami të evokojnë kujtime nga kohërat e vështira të periudhës së monizmit. Poashtu premtoi se do të bëjë gjithçka që është e mundur të marë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Paqe dhe Demokraci, që portali Lideri me partnerët po bën përpjekje t’a organizojë në Kumanovë dhe Likovë.

Edhe pse intervista ishte e shkurtër, ajo është tjet përmbajtësore dhe ka të bëjë me zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.

Lideri.mk: I nderuari president Mesiq, cili është mendimi juaj për perspektivën e Ballkanit, duke pasur parasysh frikën e paraqitur kohën e fundt se konfliktet në Ballkan mund të rikthehen?

Mesiq: Është vështirë të parashikohet se çka do të ndodhë sepse kjo nuk është në fokusin e forumeve ndërkombëtare. Për ta, tani është më interesate Ukraina, Gaza dhe gjëra tjera. Ky (Ballkani) nuk është tani në fokus. Ky është dëm i madh, sepse tani do të duhej të punohet më tepër që e tërë Evropa të bëhet bashkë në BE dhe në atë mënyrë të zgjidhë një problem të mbarë kontinentit, sepse në këtë mënyrë Evropa bëhet kontinent pa luftëra, që e përjashton luftën si mjet politik. Kjo është me rëndësi, para së gjithash për shkak se do të kishte potencial të madh ekonomik, por mbi të gjitha do të ishte lufta e përjashtuar, sepse nuk do kishte shkak për diçka të tillë. Kufijtë janë të hapur, secili popull do të jetonte në korpusin e tij të plotë dhe nuk ka shkak për luftë.

Lideri.mk: Cila është pika më e dobët e sigurisë sot në Ballkan, sipas mendimit tuaj?
Mesiq: Nuk ka ndonjë problem. Kosova është fakt. Vetëm në kokat e disave ende ekziston mundësia që të ndryshojnë kufijtë. Me formimin e Kosovës përfundimisht janë zgjidhur kufijt në Ballkan dhe në Evropë.

Lideri.mk: Si e shihni perspektivën e Maqedonisë?
Mesiq:
Mendoj se ka potencial që më tepër të meren me anëtarësimin në BE, sepse çështjet lokale veçmë i kanë zgjidhur.
Intervistuan: Q.B. & I.S.