Maqedoni

Mickovski takim me ambasadoren Ageler: Mbështetja amerikane vendimtare për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit

Kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se ka realizuat një takim me ambasadoren amerikane, Angela P. Ageler, si dhe me zv.ambasadorrn, Nikola Varnes.

“Diskutuam për çështjet aktuale politike dhe ekonomike dhe progresin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Theksova rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe theksova se mbështetja amerikane është vendimtare për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit. U dakorduam që të forcojmë marrëdhëniet bilaterale dhe të rrisim bashkëpunimin në fusha të ndryshme”, shkruan Mickoski në Facebook.