BallinaMaqedoni

Mickoski u takua me Macron, optimizëm për eurointegrimet e Maqedonisë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Budapest ka realizuar një takim me presidentin francez, Emanuel Macron, pas të cilit ka dhënë mesazh optimist për procesin eurointegrues të vendit.

“Në margjinat e eventit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, pata një takim produktiv me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Diskutuam hapur për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian. Unë jam optimist për të ardhmen tonë, ne luftojmë për argumentet tona dhe të vërtetën që është e pashmangshme.

Ne do të bëjmë çmos për të ruajtur interesat shtetërore dhe kombëtare”, ka thënë Mickoski pas takimit.