BallinaMaqedoni

Mickoski takon Grenellin: Luftojmë për çdo interes të Maqedonisë

Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri Hristijan Mickoski kishte disa takim me personalitete të ndryshme.

Kryeministri u takua edhe me Richard Grenell, i dërguari special për misione speciale që do të shërbejë në administratën Trump.

“Biseduam për ngjarjet aktuale, për sfidat me të cilat ballafaqohemi si shtet dhe realizimin tone të interesit strategjik lidhur me anëtarësimin në BE”, shkruan Mickoski.

Ai shton se po ashtu ka theksuar nevojën që SHBA-të dhe aleatët të angazhohen më shumë në këtë drejtim si dhe të shfrytëzimin e potenciale në planin ekonomik.