Mickoski siguron: Nuk do të ketë rritje të pagave për funksionarët
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se së shpejti në Kuvend do të dorëzojnë zgjidhje ligjore me çka nuk do të ketë më rritje të pagave për funksionarët, pasi të njëjtit së fundmi kishin rritje prej 78 për qind, përcjell TV21. Ai siguron se nuk do të ketë më rritje të pagave.
“Rritje shtesë, ja ju siguroj që funksionarët nuk do të kenë, edhe pse ka vendim ligjor, edhe pse ka nivelizim sipas ligjit, e kështu me radhë për vitin e ardhshëm. Do ta dorëzojmë në qeveri, me iniciativën time personale, që kjo mos të ndodhë!”, shtoi Mickoski./tv21.tv