Mickoski: Qeveria e VMRO-së do i shpërblejë mësimdhënësit dhe arsimtarët që merren me shkencë me 50 për qind shtesë në pagë
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në debatin e organizuar nga partia e tij në Kumanovë, me temë “Koncepti i ri për zhvillimin e arsimit” deklaroi se themeli bazë në vendin tonë është kthimi i arsimit parashkollor në kuadër Ministrisë së Arsimit. Ai ka theksuar se është e nevojshme që procesi arsimor të jetë i plotë, pasi ka arsim fillor, të mesëm dhe të lartë, por mungon arsimi parashkollor, i cili tek qytetarët është i njohur si kopshte. Mickovski po ashtu ka theksuar se stafi mësimdhënës ka nevojë për motivim për punë dhe për këtë arsye parashikojnë që çdo mësimdhënës që do të ketë punime shkencore të mund të shpërblehet me një shtesë prej 50% të pagës mujore.
“Duhet të punohet në motivimin e stafit të arsimuar. Si do të motivohemi? Do të motivohemi siç motivohen në të shumtën e rasteve, shumë më pak njerëzit sot motivohen në një mënyrë tjetër sesa materialisht dhe financiarisht. Ne u përpoqëm në programin tonë të gjenim një lloj sinergjie midis shkencës dhe motivimit financiar. Dhe çfarë bëmë? Ne bëmë një propozim në të cilin çdo staf mësimor dhe arsimor i institucioneve të arsimit të lartë që do të botojë një punim në një revistë me faktor ndikimi, ndërsa ajo revistë është pjesë e bazës së të dhënave të indeksuar “Thomson Reuters” e njohur në shkencë si “web of science”, vitin e ardhshëm atij mësimdhënësi shteti do ti ndajë çdo muaj 50% shtesë për pagën e tij”, tha Mickoski. /Tv Klan