Mickoski: Qeveria e kaluar e toleroi shumë gjatë Danellën, ne do i japim afat racional
I pyetur për propozimin për marrje të kompetencave të kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, në disa ndërmarrje, kryeministri Hristijan Mickoski tha se ajo ka kohë që e ja tejkaluar kufirin. Mickoski tha se për të mos u gjykuar nga publiku, Arsovskës i është dhënë afat për përmirësimin e gjendjes së ndërmarrjeve publike.
“Po, mendoj, nëse më pyesni si njeri, mendoj se e ka tejkaluar kufirin, shumë më herët është tejkaluar kufiri. Më vjen keq që deri tash qeveria e kaluar ka toleruar një paaftësi të këtillë akute dhe tani mendojmë si qeveri që të nisim proces, por ja që mos të gjykohemi nga publiku që ja ne tani jemi bërë qeveri dhe ejani tani t’i marrim kompetencat. Për këtë themi ja, keni afat racional, ju lutemi zgjidhni çështjet”, theksoi Mickoski.