Mickoski pralajmëron iniciativë parlamentare për shkarkimin e Këshillit Gjyqësor: Duhet të luftojmë kënetën e korruptuar!
Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi iniciativë për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor, të cilën do ta paraqesin deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se shteti dhe qytetarët e tij kanë nevojë për drejtësi dhe drejtësia mund të arrihet me reforma të thella dhe ndryshime serioze, transmeton portali lideri.mk, për dallim nga praktikat e deritanishme të abuzimit, të cilat kanë hedhur rrënjë të thella në sistem.
“Maqedonia duhet të luftojë kundër kënetës së saj të korruptuar që e mban rob dhe peng dhe është shkaku i rënies dhe zhgënjimit të shumë qytetarëve të saj. Prandaj, deputetët e VMRO-DPMNE-së do të paraqesin iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, i cili, për bindjen time të thellë, është pjesë e sistemit që mbetet bastioni kryesor i korrupsionit, padrejtësisë dhe zhgënjimit. “Maqedonia duhet të fitojë!”, ka shkruar Mickoski.
VMRO-DPMNE në pushtet ka paralajmëruar edhe në programin e saj parazgjedhor se një nga masat për të rikthyer besimin e qytetarëve në gjyqësor do të jetë shpërbërja e Këshillit Gjyqësor, si dhe miratimi i ligjit të ri për këtë institucion të lartë gjyqësor./Lideri.mk