May 17, 2024
Maqedoni

Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurë për 14 lëndë të cilat i ka formuar me iniciativë personale

Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurë për 14 lëndë të cilat i ka formuar me iniciativë personale, të cilat kanë të bëjnë me punën e disa komunave.

“Gjykata shprehu dyshim se 14 komuna pa pasur autorizim ligjor  i kanë përshkruar vetes për interpretim autentik të rregulloreve të cilat i miratojnë. Kjo do të ishte e mundur nëse ligjvënësi u përcakton kompetencë të tillë, që tani nuk është rast”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Krahas inicimit të procedurës për të cilën Gjykata do ta vlerësojë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e akteve komunale, nga Gjykata Kushtetuese njoftojë se në seancën e 12-të është marrë vendim që të ndalohet ekzekutimi i akteve individuale apo veprimeve që dalin nga dispozitat e kontestuara në Rregulloret për punë në komuna, ndërsa kanë të bëjnë në interpretim autentik.

Bëhet fjalë për komunat: Kumanovë, Krivogashtan, Sveti Nikollë, Koçan, Demir Hisar, Bosilovë, Dojran, Çuçer Sandevë, Radovish, Çeshinovë-Obleshevë, Demir Kapi, Gjorçe Petrov, Probishtip, Pehçevë.

“Gjykata në periudhën ka formuar 72 lëndë me iniciative personale, të cilat përmbajnë interpretim autentik të komunave të ndryshme dhe tashmë vepron rreth tyre”, kumtojnë nga Gjykata Kushtetuese.